Klubi i taekwondo-së Ulqini punon me përkushtim dhe për sfidat e reja që i presin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kryeqytetin e Shqipërisë u mbajt për të tretin vit me radhë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së  “Tirana Trophy 2017”. Turneu u zhvillua në të dy diciplinat, për forma dhe ndeshje Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë afër 480 garues nga 8 vende.Klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me 31 garues në të dy diciplinat konkuruese. Kryetrajneri Fikret Dushko me krenari flet për garuesit e vet në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”.

Ai gjithashtu njofton se do të marrin pjesë dhe në disa gara tjera, si në Mostar ku do të udhëtojnë gjatë kësaj fundjave, pastaj kanë Kupën e Malit të Zi dhe më pas do të marrin pjesë në turne në Sarajevë.

 

Share.