Klubi i taekwondo-së “Ulqini” merr pjesë në kampionatin e parë online të këtij sporti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Federata Europiane e Taekwondo-së në bashkëpunim me kompanin DAEDO  do të organizojnë kampionit e parë ONLINE në diciplinën e Formave. Kampionati do të mbahet me datë 04-10.05.2020 Live në rrjetin Youtube nëpërmjet kanalit zyrtarë të Taekwondo-së Europiane. Një aktivitet i cili për herë të parë do të mbahet në këtë mënyrë si rezultat i situatës aktuale që ka shkaktuar pandemija Covid-19.
Shtatë sportistë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini do ta përfaqësojnë qytetin e Ulqinit dhe shtetin e  Malin e Zi në kampionatin Europian për Forma ku gjithësejtë janë paraqitë 1254 sportistë. Sportistët nga Ulqini janë: Medina Kanacevic, Sumeja Bisha,  Amra Dushku, Vesa Dervishi, Dion Mustafa, Sara Dervishi i Hana Tivari.
Sportistëve ju urojmë suksese.

Share.