Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” kthehet me 6 medalje nga turneu në Zrenjanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Gjatë fundjavës së kaluar  në Zrenjanin të Serbisë u mbajt turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë afër 600 garues nga 9 vende. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u përfaqësua me 6 garues ku të gjithë ishin të suksesshëm. Ato arritën të fitojnë 6 medalje, 4 të arta dhe 2 argjendi. Me medalje të arta u kurorzuan Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Fiona Kraja  dhe  Bledar Kasmi, kurse me të argjendta, Amra Dushku dhe Medina Kanaqi.

Share.