Klubi i Futsall-it ” Ulqini e përfundoi me sukses pjesen e parë të Kampionatit të Malit te Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klubi i Futsall-it ” Ulqini i formuar kete vit , njeheresh debitant ne ligen e pare te Malit te Zi ne Futsall e ka startuar mire pjesen e pare te kampionatit duke arritur deri ne pozicionin e katert. Ky klub i cili eshte 100 % ne pronesi te Komunes se Ulqinit gjate fundjaves eshte perballur me Klubin ” Bajo Pivljanin ” nga Plluzhina qe jane te paret ne tabele.
Perfaqesuesit tane kane luajtur per te fituar driten jeshile per hyrje ne Play-off qe do ti conte deri tek mundesia e shpalljes kampion , por kete here fati nuk ishte ne anen e tyre duke u mposhtur me rezultatin 0-3 nga ekipi kundershtues.
Para fillimit te ndeshjes entuziazmi nga ana e lojetareve nuk mungoi , ku gjithashtu ne shenje falenderimi ndaj Komunes se Ulqinit per perkrahjen e plote , i dhuruan kryetarit Daboviq fanellen e kapitenit te ekipit. Kryetari i Komunes Aleksandar Daboviq , para fillimit te ndeshjes per TvTeuta u shpreh i kenaqur me suksesin e arritur nga ana e Klubit te Futsallit-Ulqini si debitant ne ligen e Malit te Zi. Daboviq nder te tjera shtoi qe Komuna e Ulqinit eshte e gatshme tu gjindet prane te gjitha klubeve sportive qe veprojne ne kete komune. Kapiteni i Klubit te Futsall-it ” Ulqini ” Adi Alloviq , para fillimit te ndeshjes u shpreh entuziast per perballjen e cila i priste dhe njekohesisht falenderues ndaj Komunes se Ulqinit per perkrahjen e madhe.
Klubi i Futsall-It ” Ulqini “perbehet nga 20 lojetare si dhe nga stafi teknik , dhe jane plotesisht te financuar nga Komuna e Ulqinit.
Arjona Resulani
Share.