Klerikët fetar priten nga kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

konferencaPrifti i kishës ortodokse Radojica Bozhoviq, kryeimami i Bashkësisë Islame Ali Bardhi, dhe Don Toma Koçoviq famullitari i Ulqinit u Pritën sot në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Me pranimin e tre klerikëve fetarë, nisin edhe aktivitetet e ngjeshura që janë parapa të mbahen për nderë të ditës së komunës së Ulqinit. Kryetari Gjeka para tre klerikëve fetarë u shpreh se komuna e Ulqinit mund të jetë shembull i një bashkëjetese të mirë ndërfetare. Unë si njeriu i parë i kësaj komuna do përpiqem që të ju dalim në ndihmë kurë do që është nevoja për të përmbushur nevojat e institucioneve tuaja fetare.

Prifti i kishës ortodokse Radojica Bozhoviq bisedën e tij e nisi me fjalët :“ Më mirë të digjet katundi, se sa të  shuhet një traditë e në Ulqin traditë shekullore janë raportet e mira vëllazërore”. Nuk ka gjë më të mirë se vëllezërit të jetojnë e të punojmë së bashku, andaj mendoj dhe shpresoi se edhe aktivitetet tjera që janë të parapara me agjendën tuaj për kremtimin e ditës së komunës së Ulqinit do të shkojnë mbarë, dhe keni bekimin tonë.

Ndërkaq,kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit  Ali Bardhi kërkoi nga kryetari Gjeka që në tabelat  sinjalizuese rrugore të jenë të shënuara edhe objektet fetare. Me ardhjen e juaj në krye të komunës kemi vetëm fjalët më të mira,besoi se atë çfarë premtuat do ta realizoni.

Famullitari i Ulqinit Don Toma Koçoviq si duket ishte nga prijësit fetarë më optimist, ai u shpreh se ka besim të plotë tek kryetari Gjeka, dhe që shumë shpejt pret të realizohen kërkesat që janë shtruar si problem, një ndër to edhe asfaltimet e disa akseve të shkurta rrugore që janë pengesë për qarkullim normal.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Fuad Haxhibeti  ndër të tjera uroi të gjithë besimtarët e fesë katolike për festën e Pashkëve, njëherit shprehi konsideratë të madhe për vazhdimin e praktikës disa vjeçare që me pranimin e klerikëve fetarë të filloi edhe festimi i ditës së komunës së Ulqinit.

Share.