NIMANBEGU:17 VITE NGA INTERVENIMI I NATO-s NË KOSOVË

0

Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu, me rastin e 17 vjetorit të intervenimit të forcave të NATO-s në Kosovë, tha se NATO Aleanca me këtë akt ka  parandaluar dhunën e mëtejshme, deportimin dhe masakrën ndaj popullatës civile në Kosovë. Ajo poashtu ka dëshmuar se është e gatshme për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njëriut, për të parandaluar aktet e mëtejshme të spastrimit etnik.

Kumtesën e plotë të kryetarit Nimanbegu mund ta lexoni më poshtë:

17 vite nga intervenimi i NATO-së në Kosovë

Sot janë bërë shtatëmbëdhjetë vite nga fillimi i intervenimit të forcave të NATO-s ndaj forcave ushtarake të Jugosllavisë së atëhershme të udhëhequra nga famëkeqi Millosheviq.

Më këtë filloj zgjidhja e politike e konfliktit ndërmjet popullatës shqiptare dhe pushtetit serb në Kosovë.

Kjo ngjarje shënoj një fillim të ri për shqiptarët në përgjithsi dhe Kosovën në veçanti. Kosova do të nisë rrugëtimin e saj drejtë lirisë dhe pavarësisë, ndërsa populli shqiptar në Kosovë i shpëtoj përfundimisht dhunës dhe terrorit sistematik shtetror të ish Jugosllavisë.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte një ngjarje vendimtare për shqiptarët e Kosovës të cilët në ato vite përjetuan momente të vështira nga terrori i paramilitarëve dhe ushtrisë serbe, popullata civile e pa mbrojtur e cila përballej çdo ditë me dhunën, terrorin, bastisje, vrajse e deportime nga shtëpitë e tyre.

Ndërhyrja e NATO-s ishte një akt i domosdoshëm për parandalimin e më tejshëm të dhunës, deportimit dhe masakrave ndaj popullatës civile në Kosovë.

Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s me këtë akt dëshmoj se është e gatshme dhe ka kapacitetet e nevojshme për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njëriut, për të parandaluar aktet e me tejshme të dhunës, deportimit dhe spastrimit etnik.

Prandaj synimi për integrime në NATO është interesi parsor dhe kombëtar afatgjatë i shqiptarëve në Malin e Zi.

Me respekt,

KRYETARI

Genci Nimanbegu

Share.