KKSH zhvilloi takime ne Shqiperi

0


Komisionit për Arsim prane KKSH-se i kryesuar nga kryetari Faik Nika zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, në të cilin jane pritur nga ministrja Besa Shahini me bashkëpunëtorë.
Në takim u diskutua për çeshtjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi dhe në mes të tjerash u trajtuan: 
1. Çeshtjen e kuotave në universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi;
2. Thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në universitete për kandidatët nga trojet si: vula apostile, procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme etj.;
3. Çeshtja e pajisjes me leje qëndrimi për studentët nga Mali i Zi;
4. Nevoja për kuota të veçanta për studime të thelluara në institucionet publike (Master, Doktoraturë, Specializime në lëminë e mjekësisë);
5. Përshpejtimi i procedurave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë;
6. Shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj.

Share.

Comments are closed.