KKSH uron Kurban Bajramin

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, mesazh urimi për besimtarët e fesë islame kanë dërguar edhe nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve .”Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim e dashuri dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur! Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Kurban Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju. Zoti i bekoftë familjet Tuaja, zoti e bekoftë kombin shqiptar.”, thuhet ndër të tjera në urimin e nënshkruar nga kryetari, Faik Nika.

Share.

Leave A Reply