KKSH uron Ditën e Pavarsisë së Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu, me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u ka derguar telegram urimi udhëheqësve të institucioneve kosovare, presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli.

Urimin mund ta lexoni në tërësi:

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni urimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të 8 të Pavarsisë së Kosovës.

Kjo është një ditë e veçantë për të gjith shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënon një fillim të ri për Kosovën, për  popullin e Kosovës, i cili pas shumë vështirësive, vuajtjeve dhe sakrificave, ja doli që ta shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, e që njëherit është arritje madhore për të gjithë shqiptarët që kontribuan për këtë ditë.

Ne, shqiptarët në Malin e Zi, vlersojmë shumë angazhimin dhe kontributin Tuaj në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, punën Tuaj për forcimin e institucioneve shtetformuese dhe gatitshmërin për të ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi.

Dua të deklaroj se çdo arritje dhe sukses i Kosovës, është njëherit sukses edhe i yni.

Urime 8 vjetorin e Pavarësisë!

KRYETARI

Genci Nimanbegu

Share.