KKSH: Urim për fillimin e vitit të ri shkollor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, e përcjell këtë urim tek të gjithë nxënësit për ditën e parë të shkollës, duke i dëshiruar një fillim të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm.

I urojmë njëherit edhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor, me dëshirën që dituria e tyre dhe e librit, të gjejnë strehim në mendjen e nxënësve dhe puna e tyre e shenjtë të realizohet si duhet. Urojmë edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke i kujtuar që sakrifica e bërë për t’i mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.

Dua që me këtë rast të përcjell edhe një këshillë: “Dituria është e vetmja gjë në botë me vlerë, por pa çmim; e vetmja gjë që fitohet dhe nuk blihet. Ka shumë gjëra që presin për t’u mësuar, por shumë pak kohë për t’i mësuar”. Andaj, shfrytëzojeni secilin moment për të ndriçuar mendjen tuaj me dituri dhe, mbi të gjitha, mos harroni se ditët më të bukura janë ato në bankat shkollore.”, thuhet në mes tjerash në urimin e Nimanbegut.

Share.