KKSH: Takim me ekspertët evropianë për respektimin e gjuhës së pakicave

0

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, kryesuar nga vetë kryetari Faik Nika,  dje zhvilloi një takim me ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët monitorojnë zbatimin e Konventës për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Mal të Zi. Nika në këtë takim raportoi për gjendjen aktuale të respektimit ose jo të dygjuhësisë në Mal të Zi, në ato komuna dhe institucione qendrore që parasheh ligji dhe konventa. Në mjaft raste mbishkrimet në gjuhën shqipe nuk janë të vendosura në sinjalistikën rrugore, as edhe në vendet ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Ai theksoi se sa i përket arsimit, shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesin e vet edhe në Këshillin Kombëtar për Arsim të Malit të Zi, i cili duhet të propozohet nga vetë Këshilli Kombëtar.

Share.