KKSH organizon kurs për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë të diasporës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në përputhje me misionin e tij për të ruajtur, mësuar dhe kultivuar gjuhën shqipe tek të gjithë shqiptarët pavarësisht ku jetojnë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të organizojë për të parën herë kurse për mësimin e gjuhës shqipe për shqiptarët që jetojnë në Diasporë. Kurset iu dedikohen në radhë të parë fëmijëve shqiptarë, por edhe grupmoshave të tjera. Kurset do të jenë falas dhe do të zhvillohen nga mësimdhënës me përvojë, sipas metodave për mësimin e gjuhës shqipe për shqiptarët jashtë atdheut. Kurset do të organizohen gjatë verës në Ulqin, Malësi dhe Plavë-Guci. Pushimet e fëmijëve Tuaj do të jenë më të bukura me mësimin e gjuhës amtare. Prandaj i ftojmë të gjithë të interesuarit që të lajmërohen deri më 25 korrik 2016. Për detaje më të hollësishme, mund të na kontaktoni në:

Tel.: 030 411 302

Cel.:+382 (0)69 333 663

Cel.:+382 (0)69 376 035

 

E-mail: knsh@t-com.me

Share.