KKSH: Ndihma e Kosovës në procesin e arsimimit shqip është esenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

                                                       Kumtesë për Opinion

 Takimi i përfaqësuesëve të Këshillit Kombëtar me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami

 Sot më datë 18.07.2016 në Ulqin, u mbajt takimi ndërmjet ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami dhe kryertarit të Këshillit Kombëtar, z. Genci Nimanbegu. Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe që funksionon pranë Këshillit.

Në këtë takim është diskutuar për problematikat e arsimit shqip në Malin e Zi, ndër të tjera u theksuan çështja e regjistrimit të studentëve nga Mali i Zi në universitetet publike të Republikës së Kosovës,( kotat e rezervuara, barazvlersimin e maturës shtetrore) pastaj furnizimi dhe paisjen e shkollave me mjetet e nevojshme ditaktike, përmirsimi i infrastrukturës në shkollat më mësim në gjuhën shqipe me theks të veçant në shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës. Po ashtu është diskutuar për nevojen e përshpejtimit të procedurave të njohjes (nostrifikimit) të diplomave nga universitetet e Kosovës pranë institucioneve gjegjëse në Malin e Zi. Gjithastu në këtë takim janë trajtuar çështjet, të tilla si: nevoja për ndryshime dhe plotësime të korikulave dhe planprogrameve mësimore në lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, problematika e kuadrove arsimore të cilët nuk kanë njohuri aktive të gjuhës shqipe dhe japin mësim ose drejtojnë institucionet edukativo arsimore në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Si çështje e rëndësishme në këtë takim u trajtua edhe nevoja e avancimit me programe të reja në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Mal të Zi etj.

Ministri Bajrami, shprehi vullnetin e plotë për angazhimin e ministrisë që ai drejton në përkrahje të çdo çështje që ka të bëjë me arsimin shqip në Mal të Zi, në koordinim me Këshillin Kombëtar dhe Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, në mënyrë që të avancohen politikat pozitive në arsimimin dhe ruajtjen e identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Shërbimi për informim i KKSH-së

Share.