KKSH dhuroi libra për shkollat fillore “Boshko Strugar” dhe “Marko Nuculloviq”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vazhduar aksionin e dhurimit të librave për shkollat fillore në Komunën e Ulqinit.
Kryetari i KKSH-së, z. Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari i KKSH-së Faik Nika, u kanë dorëzuar drejtorëve të shkollave fillore “Boshko Strugar” në Ulqin  dhe  “Marko Nuculloviq” në Shtoj kontigentin me libra, ku pjesa më e madhe janë lektyra shkollore, kurse një pjesë e donacioni është edhe Abetarja mbarëkombëtare e cila ka filluar të përdoret këtë vit shkollor në shkollat shqipe në Mal të Zi.
Drejtorët e këtyre shkollave kanë shprehur falënderime për donacionin e KKSH-së, duke e vlerësuar atë si shumë të dobishëm për zbutjen e mungesës së literaturës në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesit e KKSH-së e kanë shfrytëzuar këtë rast për t’u njohur për së afërmi me situatën dhe problemet me të cilat përballen këto shkolla.
Dhurimi i librave u bë në kuadër të projektit të cilin KKSH e realizon me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Pasurimi i bibliotekave shkollore me lektyra dhe literaturë tjetër të domosdoshme për nxënësit e
të gjitha moshave është njëri ndër objektivat e KKSH-së në fushën e arsimit.

Share.