KKSH : Aktivitete për nder të 28 Nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maratona e Pavarësisë Ulqin –Shkodër apo anasjelltas si dhe programi kulturoro- artistik ”Me këngë ndër shekuj” , e shoqëruar nga Orkestra e Akademisë së Arteve – Tiranë, janë dy aktivitet të cilat KKSH organizon për nderë të ditës  së flamurit, 28 Nëntorit. Sekretari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Faik Nika , për Televizionin Teuta  u shpreh se tashmë tradicionalisht që nga themelimi KKSH e kremton 28 Nëntorin jo vetëm në Ulqin por në të gjitha trevat shqiptare  në Mal të Zi. Maratona e Pavarësisë organizohet për te pestin vit me rradhë, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës. Nisja këtë vit bëhet nga Ulqini në drejtim të Shkodrës. Në maratonën  me gjatësi 42 km kanë të drejtë që të marrin pjesë të gjithë atë që kanë deshire dhe janë në gjendje të mire shëndetësore. Gjerë me tani sekretari Nika tha se janë paraqitur 40 kanditatë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova por gjithashtu janë paraqitur edhe kandidatë nga vende të tjera.  Nisja do të bëhet në orën (09:00 h ) nëntë të mëngjesit nga Komuna e Ulqinit  ndërsa pika e mbërritjes shënohet para Bashkisë së Shkodrës. Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tre vendet e para.

Risi e këtij viti  dhe lehtësim në pjesën organizative është regjistrimi online, i cili mund të bëhet përmes web-faqes  http://marathon-ulsh.org/ .

Të interesuarit mund të paraqiten edhe përmes kontakteve:

+382 30 411 302;

e-mail:   knsh@t-com.me

 

Aktiviteti “Me këngë ndër shekuj” do të mbahet në oren 19:00 në Qendrën për Kulturë. Nën shoqërimin e Orkestrës së Akademisë së Arteve nga Tirana, do të përformohen këngët e dedikuara ndër vite  kësaj date të shënuar për mbarë popullin shqiptarë. Dirigjentë: Fisnik Kurti dhe Agron Kapllani ; Solistë: Gjylie Pelingu, Dardan Peplokaj dhe Solen Alla.

Share.