KK i PDS Ulqin: Loro Nrekiq kandidat për kryetar komune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Komunal të Partisë Demokratike në Ulqin, është vendosur që Loro Nrekiq të jetë kandidati i vetëm i kësaj partie për kryetar komune. Nrekiq edhe më hertë është potencuar si kandidati më i mundshëm, kurse në ditët në vazhdim pritet edhe konfirmimi nga kryesia e kësaj partie në Podgoricë.

Sa u përket partive shqiptare, ato pas zgjedhjeve të 4 shkurtit nuk kanë dalë me kandidatë të vetin për kryetar komune por kanë vendosur të përkrahin kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Share.