KK “Bar” fitues i vendit të parë në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2019”

0

Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Ulqini Open 2019” përfundio mbrëmjen e së dielës. I gjithë organizimi shkoi më së miri ku pjesmarrës ishin plot 979 garues nga 65 klube të tetë shteteve .Nga organizatorët njoftohemi se vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i dytë KK “Iskra” nga Danilovgradi dhe vendi i tretë “Omladinski Karate Klub mawashi 2015” nga Tivati. Këto klube u shpërblyen me kupa dhe të holla. Garuesja më e mirë e Turneut u shpall Milla Markovq nga KK “Buduqnost” nga Podgorica, ndërsa garuesi më i mirë Matija Bojiq nga KK “Ulqini” nga Ulqini, të cilët u shpërblyen me nga një kupë dhe me të holla. Garuesit e klubit të karatesë  “Ulqini”, për shkak se ishin organizatorë të turneut, nuk konkuruan për në plasman gjeneral, edhe pse ishin të dytë në renditje.

Share.

Comments are closed.