Kitaroviq- kryetare e Kroacisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kolinda Grabar- Kitaroviq është zgjedhur Presidente e Kroacisë. Ajo bëhet gruaja e parë në krye të shtetit kroat pasi fitoi në një garë të ngushtë me Presidentin Ivo Josipoviq, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën dje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate sipas të cilave, kur janë numëruar 99.18% e votave, Kotaroviq ka marrë 50.43% të votave kundrejt 49.57% të rivalit të saj Ivo Josipoviç, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën këtë të dielë.

Share.