Kisha ortodokse serbe në Ulqin organizon tubim protestues

0

Kisha ortodokse serbe në Ulqin, sot do të organizojë tubim fetar i cili do të fillojë në ora 17.30. Besimtarët do të mblidhen në kishën e Shën Nikollës në Meteriz dhe do të shetisin deri tek kisha me të njëjtin emër në Mal të Bardhë. Peshkopi i kishës serbe në Ulqin, Sinisha Smiljiq, u bëri thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në tubim dhe në këtë mënyrë të shprehin kundërshtimin e tyre për miratimin e ligjit për liritë fetare.

Share.