Kisha Ortodokse në Ulqin organizoi koktejin e Krishtlindjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kisha Ortodokse e Ulqinit, e udhëhqur nga kryepeshkopi Sinisha Smiljiq, organizoi një koktej festiv me rastin e Krishtlindjeve, ditëlindjes së Jezu Krishtit. Në koktej morën pjesë zyrtarë të shumtë të partive politike, institucioneve shtetërore, komunës dhe mediave. “Ky organizim nuk është sforcim por nevojë për bashkim dhe ndarjen e gëzimit me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve festive, kur kemi nevojë për arsye që të themi fjalë të mira dhe të shoqërohemi”, tha Smiljiq.

Share.