Këtë të diele manifestimi ”Dita e Rumisë 2018”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më datë 10 qershor do të jetë dalja e shtatë në Rumi e cila organizohet nga shoqata e bjeshkatarëve “Rumia”. Në ora 4:00 do të bëhet nisja nga komuna e Ulqinit dhe pastaj do të grumbullohen në fshatin Brisk, ku nga aty nisja do të jetë në orën 6:00.

Gjatësia e shtegut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me vështirësi mesatare, kurse të nevojshme janë edhe veshjet e përshtatshme për këtë ngjitje, ushqim sipas nevoje dhe ujë. Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja e traditës së popullatës vendase të daljes në majen e malit të Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre, njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë ngjitje mund të lajmërohen pranë shoqatës.

Share.