Këshilltari i PD akuzohet për konflikt interesi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit përcaktoi se Beqir Seloviq  ilegalisht ka ushtruar dy funksione publike por Kuvendi  Komunal i Ulqinit ende nuk ka vendosur për atë çështje, shkruan  “Vijesti”.

Përveç se është këshilltar i Partisë Demokratike (PD), Seloviq është gjithashtu n ndihmës drejtor i ndërmarrjes publike “Veprimtaritë komunale”.  Seloviq p;r agjencinë në fjalë u arsyetua  se nga ndërmarrja është njoftuar  se  puna që ai kryen nuk është menaxheriale, por “puna e koordinatorit – ndihmës i drejtorit të përkohshëm, çka i referohet koordinimit dhe përmirësimit të procesit të punës”.

Zyrtari publik sipas ligjit ka afat 30 ditor që nga emërimi në një post të japë dorëheqje nga funksioni i mëparshëm, përndryshe mund të gjobitet deri në 2.000 euro.

Share.