Këshilltarët: Gjendja financiare e Komunës së Ulqinit është katastrofale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit ka një dekadë që ndodhet në procesin e sanimit financiar, kurse gjendje të mirë në këtë drejtim nuk ka pasur pothuajse asnjëherë. Ose të paktën për këtë nuk mbahet mend, sidmos jo nga gjeneratat e reja. Megjithatë, politika dhe situata me pandeminë, e kanë çuar atë në buzë të humnerës, thonë për TV Teuta, disa përfaëqsues të subjekteve politike, kurse nga Sekretariati për financa në lidhje me këtë temë nuk arritëm të gjejmë bashkbisedues. Këshilltarët e Kuvendit Komunal nuk kanë marrë asnjë raport në lidhje me situatën, por nuk duhet shumë

Edhe Bajraktari konfirmon se nuk kanë formacione se në çfarë mase është e rëndë situata financiare, por është evidente se të hyrat kanë rënë si shkak i pandemisë. Murati shton se deri tani është dashur të bëhet edhe rebalanci i buxhetit por as për këtë nuk ka kurrfarë informacioni.

Murati shton se gjatë krizave të mëparshme Komuna e Ulqinit si të vetmen metodë shpëtimi ka pasur marrjen e kredive dhe zhytjen e mëtejshme në borxhe, por tani as kjo nuk është më opcion.Bajraktari nga ana e tij thotë se e vetmja metodë për të dalë nga situata do të ishte një ristrukturim i përgjithshëm, si politik ashtu edhe profesional.

Të bësh një përmbledhje të gjendjes finnciare në të cilën ndodhet komuna e Ulqinit është e pamundur. Krijohet përshtypja se as organet përkatëse nuk kanë njohuri të sakta se në çfar mase janë zhytur në krizë. Megjithatë , duket se qytetartë e Ulqinit janë të kënaqur me këtë situatë, ose të paktën nuk e shohin si problematike, pasi në zgjedhjet e 30 gushtit, qeverisjes aktuale i dhanë përkrahje rekorde.

Share.