Këshilli Qendror miraton kandidaturën e Markoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve , u miratua propozimi që nënkryetari i qeverisë aktuale Dushko Markoviq, të jetë kandidati i kësaj partie për formimin e qeverisë së re.

Përveç caktimit të kandidaturës për kryeministrin e ardhshëm, Këshilli Qendror emëroi edhe antarët e grupit negociues për bisedime me partitë tjera, por informata më të sakta priten të mësohen nga kumtesa zyrtare e partisë, pasi pas mbledhjes nuk pati deklarata për media.

Share.