Këshilli për media: Të tërhiqen amendamentet për ligjin e mediave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli mediatik për vetë-rregullim i bën thirrje Kuvendit të Malit të Zi të tërheq nga procedura amendamentet për Ligjin e Mediave Elektronike dhe Ligjin për shërbime publike, të cilat janë dorëzuar nga deputetët e opozitës, tha sekretari ekzekutiv i Këshillit të Mediave, Ranko Vujoviq.

Vujović pohon se pa debat publik dhe pa konsultime profesionale , vendosja në procedurën parlamentare të ndryshimeve në fjalë, kërcënon të rrezikojë seriozisht legjislacionin ekzistues për media.

“Abolimi i gazetarëve nga përgjegjësia profesionale , televizionet të kenë të paktën 20%  të programit si prodhimit të tyre, si dhe kërkesa që organet qeveritare të reklamohen  vetëm në mediat më komerciale, janë vetëm disa nga propozimet që mund të shkaktojë kërdi në skenën tonë mediatike, dhe shumicën e tyre ti çojë drejt fikjes”, tha Vujoviq.

Share.