KESHILLI PER INTEGRIME EVROPIANE QENDROI NE ULQIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anetaret e Keshillit per integrime evropiane te Kuvendit te Malit te Zi te henen mbajten tribune me nxenesit e shkollave te mesme ne kater komuna te Malit te Zi si dhe me udheheqesine komunale, ne Podgorice,Danillovgrad, Tivar dhe Ulqin. Qellimi I mbajtjes se tribunave ishte promovimi I inkluzionit dhe transparences se procesit te integrimeve evropiane.

 Ne Ulqin aktivitetin e kane percjellur kryetari I keshillit Sllaven Radunoviq dhe anetaret Genci Nimanbegu dhe Srgja Popoviq. Deputetet kane spjeguar funksionimin e Unionit evropian, ecurine e negociatave si dhe mbi ceshtjet konkrete lidhur me permbushjen e kerkesave ne kapitujt e hapur. Gjate tribunes nxenesit treguan interesim te mjaftueshem sidomos lidhur me mundesite e  punesimit dhe studimit ne vendet evropiane, mundesite e mbrojtjes se statusit te detareve dhe te tregut vendas.

Ne kuader te vizites se Komunes se Ulqinit, ata u takuan me nenkryetarin e Komunes se Ulqinit Ardian Mavriq me c rast I shkembyen mendimet lidhur me thellimin e bashkepunimit ne nivel shteteror me theks te vecante ne programin IPA per te cilin komunat kane problem per shkak se nuk kane mjete per kofinansim apo parafinansim te projekteve.

Share.