Këshilli mbi prokurorinë pritet të emërojë ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit shtetëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli mbi prokurorinë do të mbajë nesër mbledhjen në të cilën pritet të emërojë ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit shtetëror, që sipas informatave jozyrtare të gazetës DAN, kandidate kryesore për këtë post është prokurorja Jelena Gjalletiq. Ajo është kandidatja e pranuar për shumicën e anëtarëve të Këshillit prokuro rial edhe pse do të ketë kundër kandidat të fortë, siç është ish prokurorja speciale Gjurgjina Ivanoviq dhe disa të tjerë. Gjalletiq është prokurore shtetërore në krye prokurorinë shtetërore e ngarkuar me detyrë për kontakte me EUROJUST. Ajo është prokurore e rrallë, punën e të cilës e ka lavdëruar Komisioni Evropian në raportet zyrtare.

Share.