Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut nderon gjashtë shqiptaro-amerikanë

0

Komuniteti shqiptaro-amerikan i Nju Jorkut u mblodh dje për Ditën e Pavarësisë në një aktivitet festiv ku u nderuan edhe figura të shquara të kombit. Në një gjest simbolik për të reflektuar unitetin kombëtar, personalitetet ishin zgjedhur për të përfaqësuar të gjitha trojet shqiptare. Në hollin e bashkisë së Nju Jorkut, kumbuan tingujt e himnit amerikan, pasuar nga himni shqiptar, që hapën mbrëmjen festive, të organizuar nga Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Për të simbolizuar këtë bashkim, organizatorët kishin zgjedhur gjashtë figura të komunitetit për të përfaqësuar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Preshevën, dhe Çamërinë. Gjekë Gjonlekaj, u veçua si një përfaqësues i shquar i shqiptarëve të Malit të Zi, i nderuar si për kontributin ndaj letrave shqiptare, ashtu edhe për rolin në zhvillime të rëndësishme për kombin.

Share.

Comments are closed.