Kërkojnë anullimin e pranimit të pavarsisë së Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Kombëtar i Serbëve në Mal të Zi ka dorëzuar në adresë të Kuvendit iniciativën për anullimin e pranimit të pavarsisë së Kosovës. Sipas kryetarit të këtij këshilli, Momçillo Vuksanoviq, këtë iniciativë e kanë dërguar tek secili deputet posaçërisht dhe presin që ato të përgjigjen brenda 30 ditëve. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë këshilli do ta konsiderojë që iniciativa ka dështuar.

Sipas Vuksanoviq, vendimin i Malit të Zi për pranimin e pavarsisë së Kosovës ka qenë vendim jolegjitim dhe ato kërkojnë që për këtë çështje të vendoset në referendum. Nga ky këshill po ashtu kanë njoftuar se iniciativën do ta dërgojnë edhe në adresë të presidentit të ri pas inugurimit.

Share.