Kërkohet shkarkimi i rektores Vojvodiq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e qeverisë në Këshillin drejtues të Universitetit të Malit të Zi i kanë dorëzua këtij trupi iniciativën për shkakrimin e rekotores së Universitetit të Malit të Zi, Radmilla Vojovodiq.

Iniciativën, sipas agjensisë Mina , e kanë nënshkruar Vlladan Jokoviq, Millanko Damjanoviq, Natash Peshiq, Mubera Kurpejoviq dhe Goran Jovetiq. Në iniciativë thuhet se Vojvodiq me procedurën e përgjithshme të regjistrimit në shkollën e lartë medicinale në Beranë në periudhën disa mujore , si dhe në mbledhjet e Këshillit drejtues dhe senatit të universitetit, me kumtesat verbale si dhe kumtesat e shkruara përmes mediave ka shpreh marrëdhëniet tejet negative ndaj politikës së qeverisë.

Vojvodiq në përgjigje i ka mohuar akuzat, dhe ka reaguar ashpër duke e akuzuar Qeverinë dhe kryeministrin Markoviq se po cënon autonominë e Univerzitetit.

Share.