Kërcënohet prodhimi i ullirit, miza është përhapur në gjithë ullishtën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbin Molla Menaxher i Shoqatës “Valdanosi “në lidhje me situatën aktuale në ullishtën e Ulqinit e cila është e sulmuar nga miza e ullirit deklaroi për Televizionin Teuta  se shumë vonë janë njoftuar me gjendjen aktuale në ullishtë.

Ai tha se gjendja në terren është më shumë se alarmante dhe vështirë se mund të bëhet diçka për të mbojtur ullinjtë. Sipas tij, shpresa e vetme është që mbizotërimi i temperaturave të larta dhe pa reshje të ndalojnë procesin e përhapjes së mizës. Ministri i Bujqësisë Millutin Simoviq, i pyetur se a do të ndërmarr diçka ministria në lidhje me situatën e krijuar në ullishtën e Ulqinit u përgjegj se ullishta është pronë private dhe se ullishtarët janë njoftuar me kohe nga rreziku që u kanoset ullinjëve.

Share.