Kërcënohen deputetët shqiptarë të PDS-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët shqiptarë të Partisë Demokratike të Socialistëve , Halil Dukoviq, Luigj Shkrela, dhe Nikollë Gegaj , kanë qenë pre e kërcënimeve dhe fjalorit fyes në rrjetet sociale, për shkak të votimit të tyre kundër ndryshimeve të ligjit për organizim territorial i cili do ta bënte Tuzin komunë të plotë. Në njërin nga profilet në facebook, të  tre deputetët janë në foto të varur në litar të shoqëruar me komentin se ata tashmë kanë vdekur dhe se vorrimi do të bëhet në varrezat e Podgoricës.

Poashtu edhe në profile të tjera këto tre deputetë janë cilësuar si tradhëtar të popullit me thirrjen që të dëbohen nga Malësia dhe Ulqini. Gegaj i ka cilësuar kërcënimet si serioze dhe shqetësuese, duke arsyetuar se ato me siguri vijnë nga njerëz me probbleme mendore, pasi siç thotë ai, aktiviteti i tij ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesave të vendit dhe popullit të tij.

Share.