Keqpërdorimet në Ministrinë e Brendshme: Policia arreston 6 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një aksion të madh policor, i cili ka filluar sot në mëngjes, u arrestuan disa persona  nën dyshimin e abuzimit të detyrës dhe neglizhencës në punë gjatë tenderit për mbikëqyrje elektronike të kufirit shtetëror, ku u zbulua përvetësim i më shumë se një milion eurove nga një donacion i BE, për çka TV Teuta raportoi edhe më herët. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, u ndaluan anëtarët e Komisionit për prokurimin publik të pajisjeve për monitorimin e kufirit, Tatjana Drobnjak, Vojin Rondoviq dhe Zoran Miliq. Gjithashtu u arrestuan anëtarët e Komisionit për monitorimin e zbatimit të kontratës, e cila u lidh me kompaninë Makina Security në Mars të vitit 2018, Bojana Luçiq, Ivan Glomaziq, si dhe personi përgjegjës në kompaninë For Light, Vishnja Djuroviq, e cila mori pjesë në prokurim edhe pse aktiviteti i kompanisë është shtija e tapetave. Blerja e pajisjeve për monitorimin e kufirit ka kushtuar rreth 1.2 milionë euro, kurse hetimet kanë treguar se pajisjet ishin disa herë më të lira se ajo e paraqitur në kontratë.

Share.