KE: Ekonomia e Malit të Zi këtë vit rritet për 7.1%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian (KE), në parashikimet e reja ekonomike të pranverës, rritjen e produktit të brendshëm bruto të Malit të Zi (PBB) këtë vit e parashikon në 7.1 përqind. Në parashikimet e vjeshtës, parashikimi i rritjes ishte 6.8 përqind. Ky komision , në parashikimet që kishte qasje agjencia Mina bussines, njoftoi gjithashtu  se PBB-ja i Malit të Zi, vitin e ardhshën do të rritet me 6.5 përqind, është më shumë se 3.7 përqind që parashikoi në raportin e vjeshtës.  KE beson se ekonomia, pavarësisht nga dëmtimi i përhershëm nga pandemia në ndërmarrjet vendase dhe fuqinë punëtore, mund të afrohet në nivelin para pandemisë vitin e ardhshëm, nxitur nga kthimi i sezonit të rregullt turistik me efekte pozitive të derdhjes në konsumin privat, punësimin dhe të ardhurat e buxhetit.

Share.