KB Ulqini regjistron fitoren e gjashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi i basketbollit “Ulqini” ka vazhduar me rezultatet e mira, pasi dje në transfertë ka fituar bindshëm ndaj “Studenstki Centar” me rezultatin 102-59. Çdo gjë u përfundua në periudhën e parë, të cilën Ulqini e mbylli në avantazh 31-13 dhe deri në fund vetëm e thelloi përparsinë. Për fituesit u dalluan Dragan Bjeletiq me 17 pikë dhe 13 kërcime, Iliq me 18 pikë, dhe Seferd me 17 pikë dhe 8 asistime. Ulqini nodhet në krye të tabelës së Erste Ligës me 6 fitore nga gjashtë ndeshjet e para, e ndjekur nga Sutjeska me 5 fitore dhe 1 humbje.

Share.