Kavariq: Përfitimiet nga nafta mund të jenë të konsiderueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi në rast të gjetjes së naftës në zonën bregdetare, mund të ketë përfitimi të rëndësishme, çka garantohet me ligj, kurse nxjerrja e saj do të jetë në përputhje me standardet më të larta mjedisore, tha ministri i Ekonomisë, Vladimir Kavariq.

Ai shtoi se hapi i fundit në lidhje me këtë projekt  ishte miratimi i bërë nga Kuvendi për kontratat e  eksplorimit të cilat i janë dhënë konsorciumit  Eni të Italisë dhe Novatek të Rusisë.

Kjo ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e kontratave me këto dy komapni dhe fillimin e kërkimeve  në katër blloqe të caktuara “, tha Kavarić në një intervistë për revistën ” Diplomaci dhe Tregti “.

Share.