Katniq: Struktura të caktuara kanë tentuar të më komprometojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Special Milivoje Katniq , ka deklaruar se struktura të caktuara kanë tentuar të kompormetojnë figurën e tij dhe të gruas së tij, e cila poashtu punon në organet shtetërore.

Katniq la të kuptohej se kjo tentativë kishte të bënte me ofrimin e ryshfetit me qëllim pengimin e hetimeve për persona të caktuar. Katniq poashtu theksoi se deri tani, dëshmitarët bashkëpuntorë, marrëveshja për pranimin e fajit dhe masat e përcjelljes së fshehtë janë treguar mjaft efektive dhe kanë sjellur rezultate të mira.

Ai poashtu përcolli mesazhin se procesuimi i ish zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve Svetozar Maroviq, tregon se marrja me kriminalitet nuk është zgjidhje e duhur.

Share.