Katniq: Medojeviq dhe Stijepoviq dyshohet të jenë pjesë e organizatës së njëjtë kriminale

0

Prokurori Special Milivoje Katniq ka deklaruar dje se hetimet në rastin e njohur si “Zarfi”, ku ish kryetari i Podgoricës Sllavoljub Stijepoviq, akuzohet për marrje të financimeve joligjore për partinë e tij, do të përfundojë brenda 15 ditëve. Sipas tij, vendimi në këtë rast mund të jetë ngritja e akuzës ose ndalimi i hetimeve. Katniq la të kuptohej se Nebojsha Medojeviq nga Fronti Demokratik dhe Sllavoljub Stijepoviq nga partia Demokratike të Socialistëve,  dyshohet të kenë ndihmuar në pastrimin e parave brenda organizatës së njëjtë kriminale, dhe se këtë e tregojnë faktet. Në lidhje me dyshimet që implikojnë edhe kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq me kartat e krediteti në Atlas Bankë, Katniq tha se për këtë hetimet janë duke vazhduar por deri tani nuk ka të dyshuar për veprime të paligjshme.

Share.