Katniq kërkon arrestimin e Mandiq dhe Knezheviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Special i shtetit Milivoje Katniq ka kërkuar nga Këshilli Administrativ që ti propozojë Kuvendit të Malit të Zi heqjen e imunitetit për deputetët Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, si të dyshuar për krijimin e organizatës kriminale me qëllim kërcënimin e rendit kushtetues të vendit.

Në mbledhjen e sotme të jashtzakonshme të Këshillit Administrativ u miratua që ky propozim ti kalojë Kuvendit në seancën e parë të ardhshme, e cial është e planifikuar të mbahet ditën e mërkurë. Kryetari i këtij këshilli Luigj Shkrela, tha se ky organ nuk vendos nëse dikush është i fajit apo jo, por mundëson punën e pavarur të organeve gjygjësore.

Share.