Katniq: Disa qarqe më duan të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria speciale ka mbajtur sot konferencë për media në lidhje me rezultatet e arritura në procedimin e krimeve të organizuara në Mal të Zi. Vëmendjen më të madhe e tërhoqën rastet e fundit lidhur me aferën e Atlas Bankës dhe akuzave të pronarit të saj për politikanët në pushtet. Katniq konfirmoi se Knezheviq nuk ka mundur ti kryejë të gjitha krimet ekonomike për çka dyshohet pa përkrahjen e strukturave ekonomike në Mal të Zi. Ai gjithashtu njoftoi se është gjatë gjithë kohës në shënjestër të grupeve kriminale të ciltë e duan të vdekur. Në lidhje me dyshimet se presidenti Gjukanoviq ka gisht në mënyrën e privatizimit të Telekomit, Katniq tha se këto konstatime nuk kanë asgjë të vërtetë.

Share.