Katër herë më shumë vdekje se sa lindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dr Ganimete Hoxha pothuaj se dy dekada punon në stacionin shëndetësor në Ostros. Gjatë kësaj periudhe ajo u ballafaqua me probleme nga më të ndryshmet sepse siç u shpreh ajo këtu mbulon raste të ndryshme nuk ka specialist jam 24 orë në shërbim të kësaj popullate, por shton që vullnetin për punë ma japin këto banorë të cilët më duan dhe respektojnë pa masë.
Këtu gjatë një dite ndihmë mjekësore kërkojnë 25 deri 30 veta nga 1637 pacientëve të regjistruar pranë këtij stacioni.
“Çdo vit kemi përafërsisht nga 10 pacient më pak, është shqetësuese shprehet doktoresha Hoxha se më shumë veta vdesin se lindin. Gjatë këtij viti kanë vdekur 16 veta, ndërkohë që kanë lindur vetëm 4 foshnje”.
Për doktoreshën Hoxha shqetësues është edhe fakti i rritjes së rasteve me sëmundje malinje, por edhe atyre me diabet.
“Kemi 138 persona që vuajnë nga diabeti, ky fakt është shqetësues sepse dita ditës është në rritje” shton Dr Hoxha.

Share.