KATANA:PER PASTERTI DUHET TE VEPROJME TE GJITHE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori I ndermarrjes publike “Veprimtarite komunale”, Sait Katana ka reaguar ashper ndaj deklaratave te Xhelal Hoxhiqit te publikuara ne gazeten “Dan”, ku e akuzojne per papastertine e qytetit.
Katana I ka vleresuar deklaratat paushale dhe te paverrteta, sepse pastertia se paku ishte ne nivelin e viteve paraprake. Vetem ne muajin korrik ka pasur rritje te grumbullimit te mbeturinave per 19% ne krahasim me vitin e kaluar, prej 1450 tone ne vitin 2014, ne 1730 tone ne vitin 2015. Kjo nuk do te thote se nuk ka vend per permiresim si ne nivel te ndermarrjes ashtu edhe ne permiresimin e infrastruktures se qytetit dhe funksionimit te policise komunale.
Punetoret e kesaj ndermarrje, krahas kushteve te veshtira kane dhene maksimumin e nevojshem per mirevajtjen e sezonit turistik duke bere rregullisht pastrimin e tere Komunes, dy deri ne tri here ne dite eshte bartur berllogu nga kontejneret, dhe dy here ne dite eshte bere pastrami me fshise. Mirepo eshte dukuri konstante qe prane kontejnereve te hillet berllogu, si dhe ne vendet qe nuk jane te parapara per mbeturina, dhe kjo e veshtireson situaten dukshem por ne rregullisht I pastrojme.
Katana porositi se eshte shume me lehte te flasesh dhe fotografosh se sa te veprohet dhe te eliminohen mangesite ne qytet, pasiqe edhe vete Hoxhiqi gjate aksioneve qe ben nuk na lajmeron per te grumbulluar mbeturinat, ndoshta I don “meritat” per vete.

Share.