Katana: Sukses i dobët i nxënësve në periudhën e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 1 nëntor  përfundoi periudha e parë e klasifikimit për vitin shkollor 2017/2018. Në mbledhjet e paraleleve dhe të mësimdhënësve u shqyrtua suksesi i nxënësve në këtë periudhë, si dhe realizimi i plan programit. Drejtori i shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkimi” Hysein Katana, tha në intervistë për TV Teuta se nxënësit nuk kanë arritur suksesin e dëshiruar për dy muajt e parë të vitit shkollor. “Nga 858 nxënës të drejtimeve profesionale dhe gjimnazit, 376 e kanë përfunduar periudhën e parë me sukses pozitiv, ndërsa 482 kanë sukses negativ.

Dhjetë nxënësve u ka përfunduar statusi i nxënësve të rregullt.” tha Katana. Këtë vit u formuan dy paralele të shkollave profesionale, për parukierë dhe elektromonterë. Duke pasur parasysh se Ministria e Arsimit ka rinisur sistemin e arsimimit  të dyfishtë, drejtori i Katana pohon se deri më tani nuk kanë pasur asnjë kandidat për këtë sistem të arsimit, megjithatë, në qoftë se vazhdon rritja e interesimit për shkollat ​​profesionale, është e mundur aktivizimi i këtij sistemi i cili deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara .

Share.