Katana: Pjesërisht të kënaqur me suksesin e nxënësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkolla e mesme “Vllazerim Bashkim” me sukses e ka perfunduar gjysemvjetorin e pare te ketij viti shkollore. Për dallim nga drejtimi i pergjithshem, nxenesit qe ndjekin drejtimet profesionale nuk kane arritur qe ta permbushin 50 %-shin e kalueshmerise ne gjysemvjetorin e pare .

Drejtori i ketij institucioni Hysein Ceno Katana tregon per TV Teuta se eshte pjeserisht i kenaqur me suksesin e arritur gjate gjysemvjetorit te pare, kjo duke patur parasysh rezultatet e drejtimeve profesionale. Ne gjysemvjetorin e dyte i cili fillon me date 23 te ketij muaji,nxenesit e gjimnazit publik do ti prese shkolla e renovuar, kjo fale donatoreve te cilet ne kete drejtim kane kontribuar edhe gjate pushimit verore.

Share.