Karnevalet në Tuz, prej më 21-25 shkurt

0

Manifestimi tradicional i 25-ti më radhë i karnevaleve në Tuz do të mbahet prej datës 21 deri më 25 shkurt, njoftojnë nga shoqata “Karnevalet-Koret”. Në natën e parë do të mbahet projeksioni i filmit dokumentar për 25 vjetorin e këtij manifestimi me fillim në orën 19.00, nata e dytë do të jetë nata e humorit dhe satirës, kurse më datë 23shkurt do të mbahet karnevali i fëmijëve, me fillim në orën 13.30. Në natën e katërt do të organizohet ballo nën maska në restoranin “Troja” prej orës 20.00, kurse ditën e fundit do të mbahet karnevali kryesor në qendër të Tuzit, me fillim në ora 18.00.

Share.