Karisma e interesuar për qiramarrjen e “Rivierës së Ulqinit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania “Karisma Hotel Adriatic Montenegro” është e vetmja e cila ka paraqitur ofertë në prokurimin publik të shpallur nga “Riviera e Ulqinit” për qiradhënien e kësaj kompanie. Ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Pavlle Radulloviq, tha për Dnevne Novine se kushtet e prokurimit kanë qenë të qarta dhe kërkuese dhe shprehu besimin se investitori do të jetë në gjendje të rrisë nivelin e shërbimit në objektet e përfshira në qiradhënie.

Për sezonin aktual turistik, ai tha se shifrat tregojnë se ai do të jetë më i mirë se viti i kaluar, pasi vetëm deri tani janë regjistruar 18% më shumë turistë në nivel vendi se vitin e kaluar.

Share.