Karavani tatimor edhe në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit karavani tatimor u organizua në të gjitha Komunat e Malit të Zi, kurse sot ishte radha e Ulqinit. Në takimin e organizuar në sallën e Kuvendit Komunal, përveç përfaqsuesve të Drejtorisë për tatime , ishin prezent edhe mjaft sipërmarrës dhe llogaritarë nga Ulqini.

Gordana Stajçiq, këshilltare e pavarur për edukimin publik pranë Drejtorisë së tatimeve, tha për televizonin Teuta, se qëllimi i këtij aktiviteti është që me sipërmarrësit të krijohet komunikim i drejtpërdrejtë, në mënyrë që të gjitha palët të kenë njohuri nga dora e parë në lidhje me problemet eventuale. Në pyetjen se cilat janë ankesat e sipërmarrësve, dhe nëse ka të tilla për korrupsion dhe diskriminim nga ana e inspektorëve, Stajçiq tha se nuk mund të mënjanohet mundësia e rasteve të rëndomta, por hodhi poshtë mundësinë që ato të jenë sistematike.

Ajo u bëri thirrj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve të Ulqinit që të lajmërojnë për të gjitha rastete e evidentuara të korrupsionit dhe shkeljet e mundhsme nga ana e inpektorëve, pasi mundësitë për ankesa janë të shumta.

Share.