Kapiteni Limani: Me Deçiqin na pret një ndeshje e vështirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kapiteni  I KF “Drita” nga Gjilani, Ardian Limani, para ndeshjes me KF “Deçiq” nga Tuzi, deklaroi  se rezultati I ndeshjes së parë nuk  u jep siguri që të mendojnë për ndeshjet e mëtejshme.

“Ne si skuader gjithmonë mendojmë vetëm ndeshjen e radhës dhe nuk mund asesi të anashkalojmë atë. Fenordin mund ta mendojme vetem nese e kalojme Deciqin me te cilin na pret nje ndeshje e veshtire.

Skuadra e Deçiqit është një skuadër agresive dhe ka një mesfushë  shumë  të fortë, ka disa lojtarë shumë të fortë në sulm, siç është Kojasheviq te cilin e njohim edhe nga skuadra e Feronikelit, lojtar shume teknik dhe I fut disa topa ne thellesi te cilet jane  te rrezikshem, mirepo ne I kemi idet tona  te qarta se si do te kundervehemi kunder Deciqit dhe e besoj qe do te ja dalim ta menaxhojme rezultatin”, tha Limani për TV Teuta.

Ilmira Lika

Share.