Kapen 19 afganë. Do të kalonin ilegalisht në Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plot 19 shtetas afganë, që do të kalonin kufirin ilegalisht në drejtim të Malit të Zi, janë kapur nga Policia e Shkodrës në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur Kolaj, në afërsi të urës së Gjolulit.

Afganët do të ndihmoheshin nga dy shtetas nga Tirana, njëri prej të cilëve është arrestuar, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.Në pranga është vënë 26-vjeçari Kushtrim Brahaj, banues në Kamëz, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale R.M., të cilët akuzohen për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve e kryer në bashkëpunim.Shtetasve afganë u është dhënë ndihma mjekësore dhe psikologjike, si dhe kanë nisur procedurat për riatdhesimin e tyre.

Ata do të kalonin në Malin e Zi përmes “kufirit të gjelbër”, ndërsa personave që do t’i ndihmonin dhe tregonin rrugën besohet se u kanë paguar qindra euro për njeri.Policia e Shkodrës po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Share.