KANË HUMBUR SHUMË VENDE PUNE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Problemet me të cilat përballen ndërmarrjet në bujqësi në Malin e Zi duhet zgjidhur urgjentisht, pasi që në këtë sektor kanë humbur shumë vende pune, kanë vlerësuar nga sindikata e industrisë së bujqësisë, të ushqimit dhe duhanit, duke porositur se punëtorëve do t’ju ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme. Kryetari i sindikatës së kësaj industrie e cila vepron në kuadër të Lidhjes së Sindikatave, Velko Baoshiq, ka pohuar se viteve të fundit janë humbur shumë vende pune dhe janë mbyllur kompani të shumta të bujqësisë, ka thënë ai në konferencën për gazetarët.

Share.